Disa gjëra të çuditshme që ne shikojmë tek njerëzit

DEPRESIONI (Gjendja shpirtërore)
05/10/2020
PARANOJA
25/05/2021

Trikotilomania

Kemi parë plotë njerëz të afërm, familjarë miq apo me të dëgjuar, që shkulin flokët e tyre, dhe kemi thënë ; sa ves të keq e ke këtë. Kemi vënë re që disa kanë fiksim të heqin qimet e vetullës deri sa t’ju rrinë sasi të vogëla të qimeve. Kjo në psikologji ka emrin Trikotilomania e quajtur gjithashtu si  çrregullim i tërheqjes së flokëve, është një çrregullim mendor që përfshin obsesione të përsëritura, të parezistueshme për të nxjerrë flokët nga lëkura e kokës, vetullat ose zona të tjera të trupit tuaj, pavarësisht përpjekjes për të ndaluar. Tërheqja e flokëve nga lëkura e kokës shpesh lë njolla të copëtuara, të cilat shkaktojnë shqetësime të mëdha dhe mund të ndërhyjnë në funksionimin shoqëror ose të punës. Trikotilomania mund të jetë dhe për një periudhë dhe njeriu fillon ta menaxhojë atë me pas, për të tjerët, dëshira obsesive për të tërhequr flokët është shumë e fortë. Trikotilomania është një lloj çrregullimi i kontrollit të impulsit, dhe bën pjesë tek çrregullimi obsesiv -kompulsiv.

Çrregullimi Pica

Në fëmijëri kemi parë motrën ose vëllain, kushurinjtë apo kemi dëgjuar që të hanë gëlqeren e murit të shtëpisë, dheun e tokës, etj. Sjellje kjo që shkaktonte shumë të qeshura. Tek të rriturit kryesisht tek gratë shtatzana vihet re ngrënia e argjilës/baltës dhe ngërinia e niseshtes. Shikoheshe si shije e çuditshme me nepsin e gruas shtatzanë. Në fakt ky është një çrregullim që vihet re më shumë tek fëmijët sesa tek të rriturit. Vihet re edhe tek personat me prapambetje mendore. Ky çrregullim përfshin 10% – 30% të fëmijëve të moshave 1-6 vjeç, të cilët karakterizohen nga dëshira të pakontrolluara dhe këmbëngulëse për të ngrënë gjëra jo të ngrënshme. Fillimi i picës është rreth moshës 12-24 muaj dhe pas kësaj moshe gradualisht fillon të zhduket si sjellje. Nëse sjellja vazhdon akoma ndërkohë që fëmija rritet atëherë mund ta konsiderojmë një çrregullim të mundshëm.

Gënjeshtarët patologjikë

Ka disa të tjerë që fillojnë të flasin dhe nga një bazë e vërtetë e ekzagjerojnë e zbukurojnë, ose gënjejnë nga fillimi në fund. Dhe ne mezi i dëgjojmë, ndonjëherë i mbajmë turpin, ndonjëherë i ndërpresim kur flasin, ose i shmangim aq sa mundemi se na “lodh kokën”. Këta persona janë gënjeshtarë patologjikë. Një tipar kryesor i një gënjeshtre patologjike është se njeriu nuk ka ndonjë motivim të dukshëm. Zakonisht kërkohet të dihet motivi pse dikush gënjen, të tillë që të përfitojnë nga vetja ose të shmangin një situatë shoqërore të turpshme ose stresuese. Por gënjeshtra patologjike ndodh pa ndonjë arsye të qartë dhe nuk duket se i sjell dobi atij që gënjen.  

Sindroma Otellos

Sa lidhje dashurore apo martesore ne dëgjojmë se ai është shumë xheloz. E ka pa të vështirë ajo, ai e do shumë, kërkon gjithë kohës të di për të…etj, etj. Kjo është quajtur Sindroma Otellos ose Xhelozia patologjike. Njerëzit e prekur kanë mendime obsesive që i pushtojnë dhe i fiksojnë me idenë se partneri i tyre po i tradhëton. I përndjekin partnerët, i kontrollojnë dhe i marrin në pyetje gjithë kohën. Dyshojnë deri sa thurin dhe skenarë të tyre për një takim, shkëmbimin me ndonjë të panjohur, apo frika dhe ideja se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Psikologe Klinike dhe Këshillimi Anxhela Peza

Cel: 0672058116 e-mail: ap.peza@gmail.com