Probleme me ankthin
16/06/2020
Ndihma që merr tek psikologu
18/09/2020
Psikologe Anxhela Peza
0672058116
ap.peza@gmail.com

Feja dhe Problemet e Shëndetit Mendor

( problemi nuk qëndron tek feja, mirëpo ajo shfrytëzohet si “lloj filozofie” për shprehjen e nevojave psikopatologjike).                                                                    

Të gjitha fetë kanë një filozofi predikimi siç është dashuria për jetën. Ne e dimë se njerëzimi ka gjetur paqen shpirtërore dhe mendore kur ka rënë në kontakt me fenë. Kanë gjetur shpëtimin e vërtetë në dobi të vetes dhe njerëzve përreth. Çdo ide vetsakrifikimi, vetdëmtimi, vetëvrasje apo vraseje sipas çdo feje është mëkat dhe dënohet në botën e përtejme.

Specialistët e shëndetit mendor, gjatë punës së tyre përballen me dukuri fetare në përmbajtjen psikopatologjike të pacientëve të tyre, kur ata rrëfenjë pikëpamjet e mendimit e tyre.

Është e nevojshme të shpjegohet se në përmbajtjet fetare kemi shpesh të përfshira, idetë deluzionale, paranojake, çrregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose çrregullime të tjera serioze psikiatrike. Kryesisht personat me çrregullime të personalitetit mund ta keqpërdorin fenë me interpretime sipas mënyrës së tyre.  

Ja disa shembuj se si feja mund të keqpërdoret duke u vënë në shërbim të psikopatologjisë.

  • Ata që kanë çrregullimin obsesiv-kompulsiv mund të angazhohen në lutje kompulsive      ( të vazhdueshme) duke dëmtuar veprimtarinë e tyre vetjake apo dhe të të tjerëve. Pra nuk është në funksion por dëmton.  
  • Personat me çrregullim të vartësisë mundohen që nëpërmjet “pritjes nga Perëndia” të arsyetojnë mosaktivitetin e tyre.
  • Personat që kanë zakonisht halucinacione ja atribuojnë elemente fetare duke i lidhur me xhindët, djajtë etj.
  • Ata që kanë paranoja janë gjithë kohës në shpjegim të situatave që ekzistojnë njerëz të cilët i bëjnë magji dhe keq nëpërmjet interpretimeve të fesë.
  • Personat me çrregullim anti-social mund ta keqpërdorin fenë, si mënyrë për të kontrolluar dhe bërë keq sipas interesave personale duke “plotësuar” nevojen e mendimit patologjik të tij.
  • Personat çrregullim narcistik mund ta prezantojnë veten si me fuqi të mbinatyrshme të dhëna nga zoti. Kanë prirje dhe fuqi mbi njerëzoren.  

Specialistët e shëndetit mendor duhet të trajnojnë dhe të informojnë profesionistët fetar apo praktikuesit e fesë lidhur me shenjat, simptomat dhe mundësitë e trajtimit të çrregullimeve psikologjike dhe psikiatrike. Dhe sigurisht të mos lobojnë mbi fenë duke thënë që ajo zgjidh probleme psikologjike dhe psikiatrike dhe nuk është nevoja e mjekut psikiatrit apo psikologut. Ata që e bëjnë këtë nuk janë teolog apo praktikantët e vërtetë të një feje të caktuar.