Këto simptoma kur kanë një kohëzgjatje prej mëse 6 muajsh njihen ndryshe si çrregullime të Ankthit të Përgjithësuar, një çrregullim i cili prek rreth 5% të popullisë, të paktën një herë gjatë jetës së tij. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të shpenzojmë shumë energji emocionale dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme, duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Për fat të mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme. Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për tu ndjerë më mirë. Duke theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit ndihma e psikologut apo psikoterapistit është e nevojshme.
Ankthi nuk është vetëm psikolog, por edhe shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreth fort, frymemarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta. Si mund ta kurojmë.
Terapia Farmakologjike: për trajtimin e ankthit parashikohen përdorimin e benzodiazepinave dhe anti depresivëve. Grupi i benzodiazepinave përdoret më tepër në fazat akute të çrregullimit dhe ndihmon në uljen e intensitetit të ankthit por nuk e eleminojnë atë. Përdorimi i zgjatur i tyre mund të krijojnë varësi.
Teknika relaksimi: ekzistojnë teknika të ndryshme gjatë procesit terapeutik të autokontrollit që shkojnë nga mendimi pozitiv, deri tek autohipnotizimi etj.
Terapia BWRT e bazuar në neuroshkencë, një terapi e re dhe e shpejtë e cila është shumë efektive për të ndihmuar dhe eleminuar të gjitha llojet e ankthit.
PSIKOLOGE / PSIKOTERAPISTE
ANXHELA PEZA
CEL; 0672058116 e-mail: ap.peza@gmail.com